Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëKontrolle nga toka dhe ajri, asgjësohen 694 bimë kanabisi në zona të...

Kontrolle nga toka dhe ajri, asgjësohen 694 bimë kanabisi në zona të thella malore në Lezhë e Kurbin

-

 

Finalizohet faza e 11-të e megaoperacionit “Imazhi”. Kontrolle në zona të thella dhe të vështira malore, me forca policore dhe me dronë.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 694 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në fshatra të ndryshme të rretheve Lezhë dhe Kurbin.

Skuadra të posaçme policore, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore me risk për sa i përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Nga këto kontrolle, u finalizua faza e 11-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës: në fshatin Vinjoll, Kurbin, u gjetën të kultivuara në tokë, 456 bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Fushë Milot, Kurbin, u gjetën të kultivuara në tokë, në zonë të pyllëzuar, 171 bimë narkotike cannabis sativa, ndërsa në fshatin Dajç, Lezhë, u gjetën të kultivuara në një pronë publike, 67 bimë narkotike cannabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë dhjetë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në zona të ndryshme të qarkut Lezhë, janë asgjësuar në total, 15 379 bimë narkotike cannabis sativa.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts