Ish-kreu i PD, Lulzim Basha është shfaqur sot në seancën e Kuvendit të Shqipërisë. Pak para se të hynte në sallë ai është ndalur nga gazetarët, ku i janë bërë disa pyetje.
Mes të cilave ishte ajo se nëse do të garojë për kryetar i PD në zgjedhjet e 29 korrikut. Basha tha se çdo vendim që do të marrë, do të jetë në interes të demokratëve.
“Unë e kam treguar me vepra që marr vendime në interes të demokratëve me aktin e 21 marsit, ndaj dua t’i them çdo demokrati që dhe në vendimet që do marr do udhëhiqem nga interesi i demokratëve. Vendimin do ta bëj të ditur në momentin e duhur”, tha Basha.