Ai tha se Kosova po dënohet ndërkombëtarisht për qëndrimet, ndërsa shtoi se Serbia po bën atë që ka bërë gjithmonë. Kreu i qeverisë shqiptare tha dje i ka dorëzuar një draft Macronit dhe Scholz, që është përgatitur nga ekspertë të pavarur amerikanë dhe europianë.
“Situata në Veri të Kosovës po merr për fat të keq përmasat e një tragjedie politike për republikën e Kosovës. Deklaratat e aleatëve tanë strategjikë lidhur me këtë situatë, janë gjithnjë e më alarmante. Është e pakuptueshme arsyeja e ngurrimit të autoritetet e Kosovës për deeskalimin e një situate që dukshëm çdo ditë dhe çdo orë e humbura e madhe është Kosova. Serbia po bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, ndërsa Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë. Dhe po fajësohet botërisht nga të gjitha aleatët strategjik të kombit shqiptar. Në kushtet kur marrëdhëniet e aleatëve me Kosovën po marrim tone alternative dhe po rrezikon të marrë kohë më të gjatë, nëse Kosova dhe uroj dhe lutem që të mos ndodhë do të sanksionohet për qëndrimin e saj, unë jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur deri më sot.
E kam dikur me kohë që nyja Gordiane e dialogut do të ishte asosacioni i komunave me shumicë serbe dhe bindja ime është se asnjëherë nga palët se do asosacionin dhe do të bëjë çmos që ta shtyjë atë duke të mbajtur hapur krizën me lloj-lloj artifice. Besoj çdo ditë e më shumë se krijimi i asosacionit është çelësi për të hapur përfundimit derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, e njohjes së saj në Kombet e Bashkuara dhe forumet ndërkombëtare. Dje i kam përcjellë Macron dhe Scholz, një draft të asosacionit për të cilin kam vënë në dijeni Këshillin dhe palën amerikane. Është draft i punuar nga ekspertë të nivelit të lartë amerikan prej kohësh. Kjo është bërë në rast se do të vinte kjo ditë. Kjo ditë kur palët, në këtë rast i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë, pasi palët nuk po merren më vesh se kush duhet ta shkruaj këtë tekst, dhe jo më të merren se ça duhet të ketë teksti.”, tha ai.