Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj nuk i quan presione, por gjendje emocionale, ato që ndodhën në mbledhjen e Kryesisë.
Alibeaj ka folur për mediat para se të hynte në seancë plenare, teksa theksoi se nuk ka pasur asnjë dhunë, por vetëm fjalë.
“Qëndrimet emocionale mos i merrni. Deri diku po (U pyet nëse edhe Bardhi pati një qëndrim emocional). Në mbledhjen për aq sa zgjati, asnjë prej anëtarëve të kryesisë nuk ka qenë në presion. Unë isha në mbledhje, po them atë që mendoj dhe perceptoj unë. Ka pasur qëndrime të ndryshme, ku kanë brenda emocione dhe tensione. Por nuk është kërcënim. S’ka pasur presion. Ju mund ta perceptoni kështu. Nëse ju e konsideroni veten anëtarë të Kryesisë, edhe mundet. Kryetarët e degëve janë PD, ata që në 8 janar ishin në mbrojtje të deputetëve. Jua kërkoj unë ndjenjën nëse kjo është pak…ose jua them dhe dy herë. Por ju kërkoj të nxirrni atë që është problemi kryesor. Në mbledhjen e Kryesisë është thënë opinioni i gjithsecilit për mënyrën se si duhet të ecë përpara PD-ja, tha Alibeaj.