Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se të shtënat janë raportuar në fshatin Balldre.
Si pasojë e të shtënave me armë i vdekur ka mbetur Nikolin Marku (Lekstakaj).
Nikolin Marku (Lekstakaj) ka qenë në një market në Balldre ka blerë dhe kur ka dale është qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se në market nuk ka pasur njeri veç një gruaje që shite aty.
Ky i fundit është pjesë e familjes Lekstakaj me të cilën Edmond Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej vitit 1996, ndërsa ky i fundit u vra në prill 2023.
Për vrasjen e Nikulajt gjashtë persona kanë bashkëpunuar mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.