Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se drejtuesit e mjeteve mund të ndryshojnë mbiemrin në patentë pranë zyrave rajonale.
“Mund të vendosni mbiemrin e ri në patentë me vetëm tre dokumente pranë çdo drejtorie rajonale, pavarësisht vendbanimit”, informoi DPSHTRR.
Për këtë nevojitet dokumenti i identifikimi me mbiemrin e ri, leje e drejtimit aktuale që zotëron, si dhe certifikata mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor. Kjo vetëm për rastet kur lejes së drejtimit aktuale i ka mbaruar afati i vlefshmërisë.
DPSHTRR po ashtu thekson se kushdo që ka aplikuar pranë drejtorisë rajonale, Tiranë, në vetëm 30 minuta mund ta tërhiqë lejen e re të drejtimit pranë zyrave të shërbimit ish-NSHRAK.
Për ata që kanë aplikuar pranë drejtorive rajonale, leja e drejtimit do të jetë e disponueshme brenda 3-5 ditë pune, të cilën mund ta gjurmojnë edhe online.