Wednesday, May 22, 2024
HomeAktualitetPërvetësuan pensionet, arrestohen 7 punonjës të Postës Shqiptare

Përvetësuan pensionet, arrestohen 7 punonjës të Postës Shqiptare

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar se janë arrestuar 7 punonjës të Postës Shqiptare pasi përvetësuan pensionet në Dibër, Shkodër e Tropojë. Këta shtetas i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 33 milion lekësh.

Postimi i Ulsi Manjës:

Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, zyrtarë para drejtësisë!
Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!

Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale!
Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts