Sipas Celibashit do të jenë 74 qendra votimi dhe një prej tyre do të jenë në institucionin e paraburgimit.

I pyetur nga gazetarët se përse janë miratuar vetëm 9 propozime nga PD për komisionerët në qendrat e votimit, ai tha se 11 të tjerat janë me mungesë dokumentacioni dhe se kanë afat që t’i saktësojnë deri ditën e zgjedhjeve.

“11 propozimet e tjera janë me mangësi në dokumentacion. Jemi në këtë proces i cili objektivisht lindi si problematikë për shkak të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që i dha të drejtën PD që të ketë një komisioner më shumë në të gjitha qendrat e votimit, dhe ndoshta dhe ata kanë qenë të papërgatitur për të plotësuar dokumentacionin. nëse nuk e përmbushin këtë deri në ditën e zgjedhjeve, do bëhen zëvendësimet përkatëse. Por besoj se janë duke bërë plotësimin”, tha Celibashi.