Saturday, December 14, 2024
HomePolitikëSiguria në shkolla, Balla: Senati i nxënësve të bashkëpunojë me Policinë

Siguria në shkolla, Balla: Senati i nxënësve të bashkëpunojë me Policinë

-

Në kuadër të takimeve, për të prezantuar elementë të Paketës së Sigurisë në Shkolla, ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë Kamzë Rakip Suli ishin në shkollën “Ibrahim Rugova”.

Balla u kërkoi nxënësve e veçanërisht Senatit të bëhen më bashkëpunues me Policinë duke komunikuar më shumë me ta e duke ndarë shqetësime e informacion.

“Me kryetarin e bashkisë Kamzë, Ministrinë e Arsimit dhe rolin e veçantë të Policisë së Shtetit duam të krijojmë më shumë siguri në shkolla dhe perimetrin që i rrethon. Në këtë përpjekje të përbashkët edhe Senati i Shkollës ka rol të rëndësishëm për të krijuar bashkëpunim mes oficerit të sigurisë, mësuesit. Policia e Shtetit është në këtë pozicion për të kryer detyrën me përpikëri”, theksoi Balla.

“Prindërit tuaj paguajnë taksa, që ne të bëjmë detyrën për të garantuar sigurinë tuaj, u kemi dhënë besën, ta bëjmë më mirë këtë punë sesa deri tani. Senati duhet të marrë vendim që do bashkëpunojë me Policinë e Shtetit që asnjë prej nxënësve të mos bjerë pre e rrjeteve të trafikantëve”, vijoi ai.

“Punonjësit e policisë janë në detyrë të garantojnë sigurinë tuaj. Kemi hyrë në fazë të re, me Paketën e Sigurisë në shkolla. Edhe me ju, nxënësit duam të kemi bashkëpunim më të mirë”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku u kërkoi nxënësve t’i besojnë më tepër Policisë së Shtetit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts