Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas medistës së sotme në Prekal të Dukagjinit. Një masi dheu është shkëputur ndërsa punohet për ndërtimin e rrugës Prekal- Kir, duke zënë poshtë ekskavatorin dhe drejtuesin e mjetit.
Fatkeqësisht, 56 vjeçari Zef Përdreu nga fshati Stakja e Vau Dejësit, ka humbu tragjikisht jetën. Lajmi është bërë i njohur nga komunikata e Policisë së Shkodrës, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Pasi është mësuar lajmi tragjik, ka reaguar me një publikim në rrjetet sociale kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili shpreh ngushëllimet për vdekjen e ekskavatoristit.
“Një aksident tragjik i ndodhur në rrugën e Dukagjinit, na ka trishtuar thellë! Zef Perndreu, eskavatoristi që po punonte për të hapur rrugën, ka humbur jetën si pasojë e rënies së një masivi dheu. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia, familjes Perndreu, miqve, të afërmve. U prehtë në paqe.”, shkruan Beci në publikimin e tij në Facebook.
foto ilustruse