Sunday, May 5, 2024
HomePolitikëPapa Françesku pret ambasadoren e re në Vatikan: Mund ta vizitoj sërish...

Papa Françesku pret ambasadoren e re në Vatikan: Mund ta vizitoj sërish Shqipërinë

-

 

Majlinda Frangaj është ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan dhe ka dorëzuar letrat kredenciale në një ceremoni të posaçme tek Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Sipas njoftimit, Papa Françesku i rikonfirmoi ndjenjën e veçantë që ai ka për shqiptarët dhe i premtoi mundësinë për një vizitë të dytë të mundshme të tij në tokën shqiptare.

Nga ana e saj, ambasadorja Frangaj e falenderoi Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë dhe të vazhdueshme që ai ka për popullin shqiptar si dhe zhvillimet në Shqipëri.

Një takim të veçantë ambasadorja Frangaj, pati edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit kardinal Pietro Parolin, me të cilin ndanë dëshirën dhe vullnet për të vijuar bashkëpunimin e mirë të deritanishëm.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts