Sunday, May 5, 2024
HomePolitikëProjekti i interkonjeksionit Shqipëri-Itali, Balluku takim me drejtuesen e TERNA-s

Projekti i interkonjeksionit Shqipëri-Itali, Balluku takim me drejtuesen e TERNA-s

-

 

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Romë, Itali, zhvilloi një takim me drejtuesen e Operatorit të Sistemit të Transmetimit Italian (TERNA), Giuseppina Di Foggia.

Zv/kryeministrja Balluku bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e projektit të interkonjeksionit Shqipëri-Itali.

“Ndamë mendimin e përbashkët që skuadrat e të dyja vendeve të nisin punën për hartimin e projektit të fizibilitetit teknik dhe ekonomik”, tha ajo.

Balluku bëri të ditur se realizimi i interkonjeksionit Shqipëri-Itali do të krijonte një korridor të ri të gjelbër energjetik duke kontribuar gjithashtu edhe në ndërlidhjen dhe sigurinë energjetike të rajonit.

Palët zhvilluan bisedime në vijim të takimit të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Shqipëri – Itali, mbajtur më 27 shtator të këtij viti.

Linja e interkonjeksionit me Italinë ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë, jo vetëm për faktin se tregu italian është një nga tregjet e fuqishme energjetike, por edhe se i shërben sigurisë energjetike dhe integron rajonin e Evropës Juglindore në tregun evropian të energjisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts