Tuesday, April 30, 2024
HomePolitikëPresidenti Begaj Begaj viziton disa biznese në Bashkinë Vau i Dejës: Modele...

Presidenti Begaj Begaj viziton disa biznese në Bashkinë Vau i Dejës: Modele të suksesit për investim në Shqipëri

-

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në bashkinë Vau i Dejës me ftesë të kryetarit të bashkisë Kristian Shkreli.

Presidenti Begaj zhvilloi takime me autoritetet lokale dhe sipërmarrës të zonës me të cilët bisedoi për projektet dhe zhvillimin që po i jep kësaj zone investimi në ngritjen e fermave blegtorale, agroturizmin dhe artizanatin.

Postimi i plote i kryetarit Shkreli:

Pata kënaqësinë të mikprisja sot në Bashkinë Vau Dejës Presidentin e Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj .
Takim u zhvillua me një frymë miqësore dhe prespektive për Vau Dejsin, resurset dhe problemet tona .
Më pas zhvilluam takime me autoritetet lokale dhe sipërmarrës të zonës me të cilët biseduam për projektet dhe zhvillimin që po i jep kësaj zone investimi në ngritjen e fermave blegtorale, agroturizmin dhe artizanatin.
Presidenti vlerësoi rikthimin nga emigracioni të banorëve të kësaj zone dhe investimin e kursimeve të tyre për hapjen e bizneseve që ndikojnë në rritjen e mirëqëniez ekonomike në këtë bashki.
Sëbashku me Presidentin Begaj vizituam fermën blegtorale të familjes Gjondrekaj, në Bushat, ku punohet me cilësi të lartë falë teknologjisë së aplikuar.
Gjatë vizitës në një nga punishtet artizanale të hapura në Vaun e Dejës, Presidenti Begaj u njoh me iniciativën e ndërmarrë para 10 vitesh nga endësja Meliha Zyberi .
“Gardenland Agroturizëm Nana e Madhe”, ishte ndalesa tjetër e Presidentit Begaj në Bashkinë e Vaut të Dejës, i cili nga një restorant i vogël është shndërruar në një kompleks turistik i kompletuar me ekonomi ndihmëse ku përfshihen sera dhe mbarështimi i shpendëve shtëpiake.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts