Tuesday, December 10, 2024
HomePolitikëQeveria miraton pr/buxhetin 2024, ministri Mete: Brenda 2024 paga mesatare 900 euro

Qeveria miraton pr/buxhetin 2024, ministri Mete: Brenda 2024 paga mesatare 900 euro

-

 

Qeveria Shqiptare ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2024, ku theksi vihet te rritja e pagës mesatare në vend, në nivelin prej 900 Euro në muaj.

Ministri i Financave Ervin Mete, pas mbledhjes së qeverisë, tha se efektet financiare të rritjes së pagës mesatare kapin vlerën e 39 miliardë Lekëve.

Ashtu siç kemi qenë një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, të synojmë të jemi një nga destinacionet kryesore në rajon sa i përket turizmit, duke synuar në të njëjtën kohë të ofrojmë punësim cilësor dhe ndër pagat më të larta në rajon.

Projektbuxheti 2024 i përgjigjet kësaj ambicieje duke mbështetur rritjen e pagave dhe duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur nga qeveria për të arritur një nivel page mesatare prej 900 Euro në muaj. Pr/buxheti parashikon një fond prej 11 miliardë Lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve, punonjësve të tjerë të shëndetësisë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore. Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën e 39 miliardë Lekëve”, tha ministri i Financave Ervin Mete.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts