Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë vizitës në Kosovë u takua edhe me përfaqësuesin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Zoti Meta ka ndarë detaje nga takimi dhe shpreh mbështetjen e plotë të Shqipërisë në procesin e dialogut.
Presidenti gjithashtu shprehe se ka ardhur koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohjen reciproke të dy vendeve.
“Kënaqësi të takoja në Prishtinë, Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë – Serbi, z.Miroslav Lajçak.
Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve.
Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe europian të vendeve tona.”