Friday, December 27, 2024
HomeKronikaPo ngjiste “Shpellën e Harapit” në Shalë, bie në greminë 31-vjeçarja gjermane...

Po ngjiste “Shpellën e Harapit” në Shalë, bie në greminë 31-vjeçarja gjermane e cila ndërron jetë…

-

 

Shkodër/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë.

Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts