Friday, December 27, 2024
HomeSportFutbollistet shkodrane akoma me “pushime”

Futbollistet shkodrane akoma me “pushime”

-

Vllaznia eshte turperuar ne ndeshjen miqesore me Kamzen. Futbollistet kuqeblu kane bere nje paraqitje teper te dobet perballe nje skuadre te kategorise se pare duke humbur 2-4. Rezultati nuk ka shume rendesi per shkak se ishte miqesore por ajo qe treguan lojtaret ne fushe ishte nje prej atyre ndeshjeve qe te dhembin syte. Trajneri Cungu e nisi ndeshjen me portierin Agoviç, për të vazhduar me Gocaj, Cicmil, Vrapi e Marku, në mbrojtje. Në mesfushë janë aktivizuar Bardulla, Krymi, Vecaj e Kruja, duke patur para tyre Hoxhën, ndërsa në majë të sulmit ka luajtur Dibra. Ndeshja ka filluar shumë mirë për miqtë, që shënojnë golin e parë që në minutën e 8-të, me anë të Rezit, por jo vetëm kaq. Pak minuta më vonë, do të ishte po Rezi, ai qe do te dergonte topin ne rrjete madje duke dhuruar spektakel. Ne harkun kohor te 26 minutave Vllaznia turperohet edhe me tej perballe tifozerise se saj duke pesuar edhe golin e trete. Trajneri Cungu befasohet nga loja e futbollisteve te tij dhe per asnje moment nuk leviz nga stoli. Mesfushori i blere se fundmi Ylli Hoxha eshte ai qe jep disa shkendija pozitive tek nje Vllazni ne erresire te plote duke fituar nje penallti qe kthehet ne gol nga Gocaj. Pjesa e parë u mbyll 3-1 për miqtë.Në të dytën, tekniku Cungu aktivizon lojtaret e stolit nga ku vjen edhe goli i dyte per shkodranet permes 18 vjecarit Hebaj. Festa nuk zgjat shume per kuqeblute pasi vetem pak minuta me vone do te pesonin gol dhe serish eshte gabim fatal i mbrojtjes dhe i portierit. Perfundimisht Kamza fiton ne Shkoder dhe i jep nje leksion futbollisteve te Vllaznise te cilet ne mendjen e tyre duket se jane akoma me pushime/

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts