Friday, January 3, 2025
HomeSportShqiperia nis nje aventure te re

Shqiperia nis nje aventure te re

-

Pas kualifikimit historik në “Euro 2016” dhe nje paraqitje fantastike ne France ku mori vemendjen e te gjithe botes jo vetem loja e kuqezinjve por edhe tifozeria ne shkallet e stadiumeve, Kombëtarja Shqiptare nis sot një tjetër udhëtim. Thuajse i njejti grup por pa liderin e ketyre 10 viteve, Lorik Canen, De Biazi sebashku me futbollistet e tij do te tentojne te shkruajne nje tjeter kapitull te arte ne librin e historise se futbollit shqiptar. Kuqezinjte startojne ne “Loro Boricin” e rikonstruktuar fushaten elemintatore te boterorit “Rusi 2018” ku perballja e pare do te jete me Maqedonine. Nje takim ku duhet me cdo kusht fitorja pasi fati nuk i ka rezervuar shqiptareve nje grup te mire dhe do te jene perballe Spanjes dhe Italise. Pikerisht nje tre pikesh me fqinjet do te ishte nje hap i mire i kombetares se De Biazit e cila ne muajin 6 Tetor do te perballet me Lihteshtejnin ndersa 3 dite me pas do prese ne Shkoder kombetaren e Spanjes. Ne fakt stadiumi i Shkodres ka rezultuar perhere fatsjelles per kuqezinjte ku regjistrohen disa fitore historike si ajo me Rusine 3-1 ne eleminatoret e euro2004. Sontë në mbrëmje në orën 20:45 sytë e miliona shqiptarëve do të jenë drejtuar nga “Loro Borici”, aty ku Kuqezinjtë do të tentojnë ta nisin sa më mbarë këtë aventurë të re. Me me shume eksperience, me lojtare shume te motivuar, pa kapitenin Lorik Cana por me nje tifozeri te zjarrte sic di ta dhuroje gjithmone Shkodra.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts