Vllaznia ne basketboll per meshkuj e ka nisur me humbje sezonin e ri. Kuqeblute jane mundur nga ekipi I Tiranes I cili eshte pretendent kryesor per titullin kampion. Ndeshja ishte me rivalitet vetëm 20 minutat e para, ku shkodranët provojne ti bejne balle kryeqytetasve por më pas dorëzohen përballë një Tirane me shumë yje në përbërje. Gjate takimit trajneri Gjecaj aktivizoi te gjithe lojtaret qe kishte ne dispozicion ne tentative per te ndryshuar dicka por ishin te pafuqishem. Ne fund, Tirana fitoi me rezultatin ee pergjithshem 82-65.
…………
Volejboll, Vllaznia mundet serish
Skuadra e Mark Krroqit dorezohet ndaj Partizanit
Nderkohe Vllaznia ne volejboll per meshkuj eshte ne nje moment aspak te mire. Skuadra e Mark Krroqit u mund ne kryeqytet nga Partizani I Ylli Tomorrit. Seti i parë nisi i luftuar për të dyja skuadrat. Partizani ishte vazhdimisht në kryesim por shkodranët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin rezultatin 24-24. Gjithsesi, të kuqtë u treguan të vëmendshëm dhe nuk gabuan në dy topat e fundit për ta mbyllur 26-24. Kjo e demoralizoi Vllaznine që nuk arriti t’u bënte ballë kundërshtarëve në setin e dytë ku u mund me rezultatin e thellë 25-14, ndërsa në të tretin, ndeshja mori një rrjedhë të pakthyeshme. 25-20 e mbylli Partizani setin e tretë dhe gjithë takimin duke siguruar tre fitore në po kaq takime gjatë këtij sezoni. Vllaznia po kalon një moment shumë negativ pasi regjistroi humbjen e dytë sezonale pas disfatës së disa ditëve më parë në shtëpi ndaj Studentit.