Ministri i Shendetesise, Ilir Beqaj, i kërkoi Shoqates se Nefrologjise qe te perfshije ne Programin Kombetare te Prandalimit dhe Mjekimit te Semundjeve te Veshkave, edhe mjeket e familjes, dhe vetem atehere do ta neshkruante ketë program. Ai deklaroi për ketë ne Konferencen Kombetare qe u zhvillua ne Shkoder, ne Ditet Boterore te Veshkave. Beqaj e vuri theksin tek teknologjia e informacionit ne shendetesi, për te cilen ne Shqiperi janë shpenzuar 36 milione EURO, ndaj garantoi.
Mjeket i kërkuan Ministrit Beqaj ndihme për shërbimin e dializes ne Tropoje dhe Kukes, dhe konfirmoi se eshte duke u biseduar me Ministrine e Shendetesise se Kosoves për nje zgjidhje. Ne Shqiperi e marrin shërbimin e dializes 1050 paciente, për te cilet shpenzohen 16.2 miliard leke, ndersa tre vitet e fundit janë kryer 33 transplante te veshkave për te cilat janë shpenzuar 390 milione leke.