30 vjetorin e Programit te Bashkimit Europian Erasmus Plus, qe shërben për studimet e te rinjve nga universitetet Europiane, e kane festuar me maratonën “Vrapo për Europen” ne rrugën e Shirokës ! Ishin nxënës te disa shkollave te Shkodrës, te koordinuar nga Qendra e BE-se dhe Drejtoria Rajonale Arsimore ne bashkëpunim me Federatën Shqiptare te Atletikes.
Pjese e kësaj maratone ka qene edhe dhënia e stimujve për nxënësit qe mbërritën te paret ne finish, te cilëve iu kushtua edhe kjo ceremoni. Për vajza fituese u shpallen Emiljana Rrasani, Izabela Dodani dhe Megi Memçaj, ndërsa për djemtë Rusi,Stiljan Deda dhe Arjes Kutureli.