Friday, August 19, 2022
HomeSportBelgjika “shperthen” me 3 gola

Belgjika “shperthen” me 3 gola

-

Belgjika ka shperthyer ne ndeshjen e dyte te europianit duke mundur 3-0 Irlanden. Ata erdhen ne kete ndeshje me mjaft probleme dhe presion, gje qe u deshmua ne 45 minutat e para te lojes ku nuk arriten te shenonin. Pavaresisht tentativave te shumta, pjesa e pare u mbyll ne barazim mes dy skuadrave pavaresisht se belget kishin epersi ne kontrollin e lojes. Menjehere sapo nisi fraksioni I dyte I takimit, Belgjika gjen golin permes sulmuesit Romelu Lukaku. Pas nje pasimi perfekt te De Bryne ne minuten e 48-te, sulmuesi dergon topin ne rrjete duke cliruar nga presioni skuadren e tij. Kaq I mjaftoi belgeve, qe te luanin me qete dhe te kontrollonin topin pa problem. Trajneri Vilmots vendos qe pas shenimit te golit te ndryshoje taktiken e lojes dhe te kaloje ne kundersulme cka rezultoi e suksesshme. Ne minuten e 61-te, Meunier kroson ne zone, aty ku Vitsel vjedh kohen mbrojtesve duke shenuar me koke. 2-0 dhe Irlanda hidhet e gjitha ne sulm. Minutat kalojnë dhe ata duken të pafuqishëm për të ndryshuar fatin e takimit. Pavaresisht tentativave porta e Kurtua mbetet e paprekur ndersa sulmi I Belgjikes me Hazard, De Bryne dhe Lukaku shperdoron disa here. Per te mbyllur takimin mendon serish Lukaku. Sulmuesi godet bukur nga distance ne minuten e 71 duke tronditur porten e irlandezeve per te treten here dhe duke mbyllur keshtu te gjithe fatin e takimit. 3 gola i mjaftuan belgjikes per te kaluar momentin e keq qe e kishte perfshire pas ndeshjes me Italine ku mardheniet mes lojtareve dhe trajnerit Vilmots kishin nisur te percahen.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,442FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts