Mbyllet presidenca hollandeze ne KiE

0
472

Vargjet e interpretuara me mjeshtëri nga aktori Mirush Kabashi çelen mbremjen kulturore kushtuar përfundimit të presidencës hollandeze të këshillit të bashkimit Europian, organizuar në sheshin përpara bashkisë Shkoder nga ambasada e mbretërisë së vendeve të ulëta. Në këtë mbremje ishte e pranishme vetë ambasadorja Dewi Van de Weerd e shoqëruar nga qytetarja e parë e Shkodres Voltana Ademi. Duke shprehur emocionet e saj që sa herë vjen në Shkoder i ngjan me Hollandën, ambasadorja premtoi mbështetje me projekte në ato që i cilësoi si ura lidhëse mes dy vendeve.

Dua të shpjegoj se përse zgjodhëm Shkodres për të organizuar këtë mbrëmjë pas Tiranës, për mbylljen e presidencës hollandeze të këshillit të bashkimit Europian. Kemi zgjedhur Shkodren sepse është një qytet i ngjashëm i Hollandën. Ju jeni qyteti i parë i biçikletave dhe ajo është një mjet shumë e ipërdorur, jemi të lumtur për këtë sepse ndihemi si në qytetin tonë. Gjithashtu Shkodra është qyteti i ujit, keni burime ujore gjithandej si Hollanda, prandaj ne do të vazhdojmë të mbështesim me projekte sic kemi bërë në këtë fushë. Te impresionuar jemi edhe nga muzeu Marubi, krenari kombëtare i cili ka ardhur i kuruar me kujdes dhe i magjishëm nga arkitektët Hollandezë. Në shtator ne e presim Marubin në Hollandë, pra Shkodra si qytet i artit dhe kultures na intrigon gjithmonë, falemnderit për mikëpritjen.
Më pas të pranishmit shijuan intepretimin e grupit muzikor “Canto Ostinato Meets Jazz”. Grupi hollandez më herët dhuroi momente të veçanta për personat e qendrës së zhvillimit, duke ju dhënë atyre disa orë ndryshe me performancat muzikore.

Në këtë qendër marrin shërbim 87 persona, 47 prej të cilëve rezident.