Friday, April 19, 2024
HomeSportItalia me “laps ne dore”

Italia me “laps ne dore”

-

Italia ka mposhtur 1-0 Suedinë duke siguruar kualifikimin per ne raundin tjeter por duke thyer edhe nje mallkim disa vjecar ku nuk fitonin ndeshjen e dyte ne nje turne te madh. Pas fitores së marrë në ndeshjen e parë kundër Belgjikës, trajneri Antonio Konte I qendroi serish besnik skemes se tij te lojes me mbrojtje te forte dhe kundersulme. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar me Suedinë që ka qenë pak më agresive per shkak se erdhen ne kete takim me vetem 1 pike ndersa italianet te gjithe vemendjen e kishin perqendruar tek rreziku qe I kanoste Ibrahimovic. Rastet kanë munguar nga të dyja palët dhe 45 minutat e para janë mbyllur në barazim pa gola.Ritmi ka qenë i ngjashëm edhe në pjesën e dytë, me Suedinë që ka pasur vështirësi të çajë murin e ngritur nga mbrojtja “axurre”. Në minutën e 62-të italianët dolen në një kundërsulm të shpejtë me Parolo-n, por ky i fundit ka vonuar pasimin për të Gjakerinin, i cili është ndalur nga mbrojtja verdheblu para se të godiste portën. Në minutën e 72-të Ibrahimovic kishte nje mundesi te mire por pavaresisht tentative se tij, arbritri kryesor sinjalizoi per pozicionin jashte loje. Djemte e Antonio Kontes perfituan ne fund nga lodhja e suedezve dhe 20 minutat e fundit te lojes folen teresisht per ta. Parolo kishte mundesine me te mire per te kaluar italianet ne avantazh por ishte shtylla qe ndali festen e tyre vetem per pak caste. Duhej nje Brazilian qe ti dhuronte fitoren axureve dhe ate e gjeti. Ne minuten e 88-te Eder me një aksion personal kaloi mbrojtjen e suedezëve dhe shënoi gol në minutën e 88-të takimit duke vulosur takimin ne 1-0. Keshtu italia kualifikohet per ne raundin tjeter pavaresisht se ka edhe nje ndeshje per te luajtur.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts