Friday, April 26, 2024
HomeKronikaShtyhet serish gjyqi ndaj A. Dushaj

Shtyhet serish gjyqi ndaj A. Dushaj

-

Ka dështuar sërish seanca gjyqësore ndaj 31 vjeçarit Aleksandër Dushaj, i akuzuar për vrasjen e vëllerzërve Shkami në Postribë të Shkodres për shkak të prishjes së krushqisë. Këtë radhë shkak u bë mungesa e prokurorit të çeshtjes Simon Pashuku i cili kishte njoftuar trupën gjykuese se nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të axhendës së ngarkuar gjyqësore. Drejtuesja e seancës Luveda Dardha në pamundësi për të vijuar seancën, pyeti avokatin mbrojtës Albert Mirashi nëse ky i fundit kishte të gatshme konkluzionet përfundimtare që do të paraqiten për mbrojtjen e klientit të tij, por ai kërkoi kohë dhe tha se do të priste akuzën e prokurorisë, për të dhënë më pas pretendimet e tyre. Fillimisht gjyqi u kërkua të zhvillohej këtë të marte, por avokati mbrojtjës e kishte të pamundur për shkak të seancave të tjera të parashikuara më herët, duke bërë që gjyqi të shtyhet në 27 qershor, aty ku palët do të paraqesin pretendimet përfundimtare mbi ngjarjen e ndodhur në 2 janarin e këtij viti, që në pritë u ekzekutuan Abdullah dhe Skender Shkami dhe autor i identifikuar i ngjarjes, ishte fqinji i tyre 31 vjeçar Aleksander Dushaj. Disa herë është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Dushaj, fillimisht për shkak të palës mbrojtëse që nuk ka qënë e pranishme në gjyq, më pas për kohën e pamjaftueshme për tu njohur me argumentat e së fundmi për shkak të prokurorit të çeshtjes. Tashmë duhet pritur seanca tjetër gjyqësore që të njihen zyrtarisht akuzat dhe kërkesa e mbrojtjes, për të riun që ka fituar të drejtën e gjykimit të shkurtuar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts