Kualifikohemi apo jo në këtë rrugëtim Europian kjo do të varet nga rezultatet e ndeshjeve të mbetura, por Shqipëria e ka shkruar historinë e saj në këtë kompeticion. Skuadra Gianni de Biasit ka arritur fitoren e parë dhe gjithashtu golin e parë në këtë kompeticion madhor, falë perlës së Armando Sadikut kur 2 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë, tundi rrjeten e Rumanisë.
Është ky momenti kulmor i një ndeshjeje ku Shqipëria hynte e ndërgjegjshme se ky ishte shansi i fundit dhe i duhej vetëm fitorja. Rastet nuk munguan as në 45 minutat e para dhe as në të dytat, megjithatë gjithçka u mbyll me një gol dhe 3 pikë të arta, që na rendisin të tretët në grup. Minuta e 90 nis me shpresën e një kombi për të festuar dhe në fund, festë është, pas 68 vjetesh mposhtëm Rumanine dhe shpresojme qe kjo enderr te vazhdoje.
“Ishte mbrëmja më e bukur e turneut. Gjatë këtyre katër viteve të fundit, kemi kaluar ditë mjaft të bukura. Regjistruam një fitore historike për Shqipërinë, që do të kujtohet nga të gjithë. Të gjithë tifozët shqiptarë duhet të jenë shumë të kënaqur nga ajo që skuadra ka bërë në këto tre ndeshje. Treguam se jemi në lartësinë e një turneu të tillë. Zhvilluam ndeshjen që duhej të zhvillonim dhe i zbatuam mirë detyrat. Lidhur me hymnin e këndoj gjithmonë sa herë që më jepet mundësia edhe pse gjuha është e vështirë. Gjithsesi Forca Shqipëria!!”
Për Armand Dukën është padyshim një moment shpërblimi për gjithcka është bërë në këto vite me futbollin shqiptar, por për të ky është shumë më tepër se një sukses thjesht futbollistik.
Shqipëria tregoi se nuk është rastësisht në këtë europian dhe të gjithë shpresojmë që ëndrra të vazhdojë.