“Sofra Tradicionale e Yftarit”

0
357

“Sofra Tradicionale e Yftarit” një traditë e shoqatës Istanbul gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit ka mirëpritur mbrëmjen e së hënës autoritetet e larta vendore të Shkodres, deputetët e qarkut Agron Çela, Irma Kopliku dhe Helidon Bushati, drejtues institucionesh, përfaqësues të shoqatës dhe zv/ambasadorin Turk Sinan Xhem Bash. Fillimisht ishte këndimi i ezanit që hapi këtë mbremje, duke i ftuar agjeruesit të bëhen pjesë e sofrës pas një dite të gjatë agjerimi. Më pas kryetari i shoqatës “Istanbul” Ridvan Seferaj, i uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe vuri theksin mbi vlerën e agjërimit si dhe simbolikën e kësaj sofreje.

Kanë kaluar dy javë nga muaji i madhërueshëm i ramazanit dhe shoqata “Istanbul” vijon rregullisht shtrimin çdo natë të sofrës tradicionale të yftarit.