Saturday, December 14, 2024
HomeSportNuk ka "ndere" per Shqiperine

Nuk ka “ndere” per Shqiperine

-

Pas Anglisë dhe Gjermanisë, Shqipëria “tradhëtohet” edhe nga Turqia me Republikën Çeke. Skuadra e Fatih Terim fitoi 2-0 përballë çekëve.

Suksesi i parë i turqve në Euro 2016, që falë golavarazhit kaloi Shqipërinë në garën e katër skuadrave më të mira të vendeve të treta, që kualifikohen në fazën e 1/8-ave.

Për kuqezinjtë nevojitej që Turqia të fitonte vetëm me një gol diferencë. Por, rrjeta e Yilmaz Burak pas vetëm 10 minutave lojë, ia bëri më të thjeshtë punën të besuarve të Terim.

Në të 65-ën, turqit realizuan edhe golin e dytë me Ozan Tufan, duke hedhur një hap drejt kalimit të fazës së grupeve. Fati i keq i Shqipërisë sepse rrjeta lindi nga pozicioni i parregullt i Mehmet Topal që dha asistin e golit, ndërsa Republika Çeke ishte e pafuqishme dhe nuk arriti të përsëriste mrekullinë si me Kroacinë, edhe pse këtë herë mjaftonte të shënonte vetëm një herë.

Në sfidën tjetër të Grupit D, Spanja pësoi një disfatë të papritur 2-1 përballë Kroacisë dhe tashmë do të ndeshet me Italinë në fazën e 1/8-ave.

Iberikëve nuk u mjaftoi avantazhi me Alvaro Morata-n në minutën e 7-të. Në fundin e pjesës së parë, kroatët barazuan shifrat me Kalinic, duke rihapur çdo diskutim.

Ndeshja mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë, nëse nuk do të ishte për 11 metërshin e shpërdoruar nga Sergio Ramos në minutën e 72-të, një gabim që “Furia e Kuqe” e pagoi shtrenjtë. Tre minuta përpara fundit të kohës së rregullt, Perisic shënoi golin e suksesit 2-1, duke bërë që kroatët ta mbyllin grupin si kryesues. Rezultat që penalizon Spanjës, me tentativën për të mbrojtur titullin Europian që në fazën e eliminimeve direkte kalon nga Italia e Antonio Conte-s.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts