Sunday, December 4, 2022
HomeSportVllaznia mund 2-0 Otrantin

Vllaznia mund 2-0 Otrantin

-

Pas zhgenjimit ne ndeshjen me Decic, Vllaznia ka arritur nje sukses perballe skuadres se Otrantit ne Ulqin. Kuqeblute kane triumfuar me rezultatin e paster 2-0 duke kenaqur stafin drejtues. Trajneri Cungu e nisi takimin duke I besuar Agovic katerkendeshin e portes ndersa ne mbrojtje rreshtoi Gocajn-Cicmil,Vrapin dhe Marku. 4shja e mesfushes perbehej nga Krymi, Bardulla dhe Kruja e Vecaj ne krahe ndersa ne sulm u aktivizuan Dibra dhe lojtari I ardhur ne prove Kalloçeviç. Vllaznia e nisi mire takimin duke rrezikuar disa here porten e ulqinakeve por ne mungese te nje sulmi efikas, goli erdhi nga mbrojtja. Ne minuten e 30-te Olsi Gocaj shenoi duke I dhene avantazhin shkodraneve e duke mbyllur pjesen e pare ne fitore. Ne fraksionin e dyte te lojes, tekniku Cungu ben disa ndryshime dhe nga zevendesimet erdhi edhe goli I dyte. Lojtari ne prove, Manuka nga goditja e denimit dergon topin ne rrjete duke dyfishuar rezultatin. Ne minutat ne vijim Vllaznia menaxhon lojen dhe hidhet ne kerkim te golit te trete por nuk ia arrin. Me fitoren e paster 2-0 mbyllet I gjithe takimi dhe kuqeblute arrijne fitoren e 3 ne 4 miqesoret e zhvilluara. Per trajnerin Armando Cungu ndeshja ndaj Otrantos ishte me e mira ne kete muaj pergatitor ndersa duke folur per merkaton la hapur mundesine e largimit te portierit Sherri.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,596FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts