Friday, April 19, 2024
HomeSportVllaznia i paraprin fazes pergatitore

Vllaznia i paraprin fazes pergatitore

-

Pasi i kthyen nje pergjigje te forte te gjithe atyre qe kundershtonin merkaton e bere dhe qe diskutuan aftesite e stafit drejtues per te marre lojtare cilesor, Vllaznia ka vijuar normalisht stervitjen. Trajneri Cungu per here te pare ka patur ne dispozicion te plote mesfushorin Ylli Hoxha i cili u stervit sebashku me grupin tjeter te skuadres. Sa i perket blerjes tjeter te mbrojtesit Ditmar Bicaj ai nuk u paraqit menjehere ne stervitje per shkak te disa angazhimeve por do te jete shume shpejt nen urdherat e stafit drejtues. Ajo qe vihet re gjate seancave stervitore eshte fakti se trajneri Cungu po i kushton rendesi pergatitjes fizike duke i paraprire fazes pergatitore ne Berane te Malit te ZI. Me mbrojtesin Lezhjan tashme reparti i mbrojtjes eshte i garantuar ku do te rreshtohen Gocaj – Cicmil- Bicaj dhe Marku ndersa Vrapi per shkak edhe te moshes dhe rendimentit pritet te jete i gatshem nga stoli. Ajo qe ra ne sy gjate stervitjes te se henes eshte edhe mungesa e talentit Sherri. I riu eshte larguar nga Vllaznia per shkak se kerkon me shume hapesira dhe e ardhmja e tij do te jete jashte vendit. Burime te sigurta brenda klubit bejne me dije se merkatoja e Vllaznise nuk ka perfunduar me kaq pasi do te synohet me cdo kusht edhe afrimi i nje sulmuesi cilesor pervec Pepes. Nje sulmues tipik eshte ajo cfare i mungon kuqebluve ne keto momente pasi te gjitha repartet e tjera jane thuajse te kompletuara.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts