Thursday, August 11, 2022
HomeSportVllaznia I ofron Melunovic kontrate

Vllaznia I ofron Melunovic kontrate

-

Sulmuesi Alen Melunovic mund te jete pjese e Vllaznise per sezonin e ri dhe gjithcka eshte ne duart e tij. Ne ndeshjen me skuadren e Bjellopoljes qe ishte testi perfundimtar per te, serbo-boshnjaku u demtua qe ne minutat e para te lojes duke dale nga loja. Megjithese jane ne veshtiresi, drejtuesit kuqeblu kane vendosur ti besojne performances se tij ne ndeshjen e pare ku shenoi dy gola dhe pergatitjes gjate seancave stervitore. Trajneri Cungu sebashku me lojtarin kane diskutuar gjate dhe stafi I ka bere nje propozim qe te jete pjese e Vllaznise per sezonin e ri. Tani pergjigjen perfundimtare e ka vete sulmuesi dhe nese eshte dakord me kontraten e ofruar atehere do te vishet kuqeblu. Ne te kunderten, nese ai refuzon, per shkodranet do te jete nje hap I madh fals pasi kane mbetur vetem pak dite nga perfundimi I merkatos dhe Melunovic eshte pista e vetme deri me tani. Nderkohe autori I golit ndaj Bjellopoljes, Vladimir Mandic, pavaresisht se I dhuroi fitoren Vllaznise nuk ka bindur stafin. Menjehere pas ndeshjes trajneri Cungu ka biseduar me futbollistin duke I komunikuar se nuk ka arritur te kaloje proven duke e lene te lire. Kur merkatoja ka hyre ne fazen e saj me te nxehte, Vllaznia ka nevoje immediate per nje mesfushor organizator dhe nje sulmues tipik por deri me tani nuk ka asgje konkrete pervec serbo-boshnjakut Melunovic.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts