Policia e Shkodres i shpalli në kërkim ndërsa kolegët e Lezhës arritën t’i vënë në pranga. Kjo është historia e shtetasve Fran Frroku 49 vjeç dhe Zef Gjergji 56 vjeç të dy banues në Lezhë. Ata u kapen në fshatin Rrilë pas një operacioni policor, me akuzën “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Shtetasit në fjalë ishin shpallur në kërkim nga policia e Shkodres, e cila gjatë finalizimit të operacionit policior të koduar “Pisha e Zezë”, identifikoi dhe agjesoi 11 parcela me 4746 bimë të dyshuara si kanabis sativa. Operacioni në fjalë u zhvillua në bashkëpunim mes forcave policore Pukë dhe Fushë – Arrez, në vendet e quajtura “Lugina e Seftes” në fshatin Dom, si dhe në fshatin Mushte dhe Srriqe. Pas studimit të situatës operative dhe informacioneve të siguruara në lidhje me aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në këto zona, policia arriti që në “Luginen e Seftes” të gjejë 6 parcela me 1060 bimë të dyshuara cannabis – sattiva, në fshatin Mushte janë gjetur 640 degë bimesh të dyshuara narkotike në gjendje gjysëm të thara, si dhe 59 kilogra e 185 gram boçe të kesaj bime. Si autorë të dyshuar të kultivimit të bimës rezultojne shtetasit Gjergji dhe Frroku, 49 vjec, tashmë të arrestuar. Në vijim të veprimeve policore në fshatin Srriqe të njesisë Administrative Qafë -Mali, Fushë – Arrëz, gjatë kontrollit janë konstatuar në 5 parcela 3686 bimë të dyshuara cannabis – sattiva. Gjithashtu gjatë kontrollit u gjeten dhe u sekuestuan në cilesinë e proves materiale edhe: 2 armë zjarri automatik mod-56 dhe 2 aparate telefoni celular. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se autor i dyshuar i kultivimit shtetasi B. P. 61 vjec, banues në Dukagjin i Ri, i cili u shpall në kerkim. Materialet hetimore për këtë aksion të radhës policor i kaluan organit të akuzës për veprime të metejshme.