Saturday, November 26, 2022
HomeSportVllaznia fiton miqesoren e trete

Vllaznia fiton miqesoren e trete

-

Vllaznia ka fituar edhe miqesoren e trete qe ka zhvilluar ne Mal te Zi. Kuqeblute triumfuan me rezultatin e thelle 3-0 ndaj skuadres se Beranies. Pavaresisht nivelit te kundershtarit, qe eshte nje skuader e kategorise se dyte dhe qe rrezikon renien, shkodranet kane zhvilluar nje loje te mire ku spikati Cinari i cili realizoi nje dopiete ndersa golin tjeter e shenoi mesfushori Tafili. Trajneri Cungu e nisi ndeshjen me Selimajn ne porte ndersa ne mbrojtje u rreshtuan Gurishta, Cicmil, Bicaj dhe Marku. Ne mesfushe ishte Krymi perkrah Bardulles, Shtubines dhe kosovarit Hoxha. Nderkohe ne repartin e sulmit e nisen nga minuta e pare dy lojtaret ne prove Kastrevec me Denkovskin. Keta dy te fundit duket se nuk kane bindur stafin drejtues me paraqitjen e tyre e sidomos sulmuesi I cili nuk arriti asnjehere ti afrohet golit. Ne ditet ne vijim pritet qe kuqeblute te vendosin edhe per te ardhmen e dy lojtareve ne fjale. Vllaznia do te rikthehet ne shkoder kete fundjave ndersa ditet ne dispozicion per merkaton jane drejt fundit. Gjithsesi drejtuesit e larte insistojne se brenda pak kohesh do te sjellin ne Shkoder lojtaret e premtuar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,588FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts