Lamtumire Naile Hoxha …

0
237

I është dhënë lamtumira e fundit artistes së merituar Naile Hoxha. Homazhet në nderim të një prej zërave të radhë të muzikes popullore qytetare u zhvilluan në hollin e bashkisë, ku morën pjese figura të njohura të artit e kulturës Shkodrane. Duke e cilësuar një humbje të madhe për Shkodrën dhe Shqipërinë, ata vlerësojnë kontributin 60 vjeçar që dha Naile Hoxha përmes interpretimeve brilante dhe origjinale të këngëve qytetare. Por kritikat në drejtim të bashkisë Shkoder dhe institucioneve të tjera vendore nuk munguan, pasi sa ishin gjallë këto artistë të medhenj të skenes u harruan nga të gjithë. Naile Hoxha mbylli sytë në moshën 82 vjeçare, duke lënë pas një emër të madh që i dha shumë këngës popullore qytetare, e që të vetmin shpërblim pati vetëm duartrokitjet e spektatorit.