Monday, December 5, 2022
HomeKronikaU Arrestuan ne Flagrance për Vjedhje

U Arrestuan ne Flagrance për Vjedhje

-

Policia Shkoder ka sqaruar arrestimin e nje dite me pare te dy personave ne lagjen “Skenderbeg”. Ajo beri te ditur se te arrestuarit janë Drilon Hila, i moshes 28 vjeç me banim me Vau Dejes dhe Sokol Deda, i moshes 27 vjeç me banim ne qytetin e Shkodres. Policia beri te ditur se keta dy persona u kapen ne flagrance , duke vjedhur ne shtepine e shtetasi me inicialet A.G, i moshes 41 vjeç. Kjo vjedhje arriti te parandalohej ne saje te informacioneve ne rrugen informative qe kishin siguruar me pare agjentet e policise për veprimet, sjelljet dhe bashkëpunimi i ketyre personave ne vepra penale. Por policia nuk eshte mjaftuar me kaq, pasi ajo ka thelluar hetimet ndaj tyre sepse dyshohet qe te kene vjedhur edhe ne disa banesa te tjera kohet e fundit ne qytetin e Shkodres. Behet fjale për vjedhje ne banesa te kryera ne kohen ku familjaret e tyre kishin dasma dhe e kishin shpërqendruar gjithe vëmendjen ne lokalin ku behej dasma. Pikerisht kjo kohe eshte shfrytëzuar nga hajdutet, sipas agjenteve te policise, qe ata te mund te vjedhin lehtësisht ne banesa te qytetareve. Për hetime te mëtejshme ne ketë drejtim, materialet ne ngarkim te dy personave ne fjale i kane kaluar Prokurorise se Shkodres me akuzen për vepren penale “Vjedhje e Kryer ne Bashkepunim”. Nderkohe shërbimet e policise Shkoder kane rikonfirmuar angazhimin e tyre 24 ore pa ndërprerje ne funksion te sigurise se rendit dhe qetesise se qytetareve, duke kërkuar ne te njejten kohe forcimin e bashkepumimit komunitet – polici, për parandalimin e veprave penale dhe denoncimin e elementeve qe tentojne te vene dore mbi pronen e qytetareve apo pronen publike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts