Thursday, August 11, 2022
HomeKronika“Arrest me burg” per Luvigj Bludaj

“Arrest me burg” per Luvigj Bludaj

-

Gjykata e shkallës së parë në Shkoder ka lënë në burg Luvigj Bludaj, njeri nga vellezërit e akuzuar për vrasjen e kushëririt të tyre Gjok Arra në Dukagjin. Seanca gjyqësore në ngarkim të tij u zhvillua me dyer të mbyllura pas kërkesës së avokatit mbrojtës Bujar Hoti, i cili e argumentoi me ndjeshmërinë që ngjarja ka në opinion, por edhe që të mos dalin informacione nga media që mund të ndikojnë tek marërdhenit mes familjeve. Burime brenda seancës gjyqësore bëjnë me dije se i riu me arsim 8 vjeçar dhe i pa punë, i kthyer prej pak kohësh nga emigrimi i ka qëndruar versionit të dhënë në polici, se vrasjen e ka kryer për vetëmbrojtje. Bludaj ka theksuar përpara togave të zeza se Arraj ka tentuar ta qëlloj i pari me nje kmese dhe në kundërpërgjigje ky ka shtënë me armën pistolete, duke e lënë të vdekur në vend. Ndryshe nga versioni i policisë, përpara togave të zeza ai ka rrëfyer se 50 rrënjë kanabis janë bërë burim konflikti. Bludaj ka pranuar se ka dëmtuar një parcelë me 50 rrënjë cannabis për të cilat sipas tij kujdesej Gjokë Arra. “Parcelën e dëmtova nga frika e policisë pasi ishte afër baneses. Pas këtij veprimi, Gjoka më kërkoi të paguaj dëmin, por unë nuk pranova dhe kërkova te fus ndërmjetësim nga pleqtë e fshatit. Kjo gje nuk u pranua nga Gjok Arra i cili ditën e ngjarjes me kërkoi sërish paratë e dëmit. Unë refuzova dhe ai tentoj të më godasë me kmese dhe në vetëmbrojtje e qëllova” mësohet të ketë thënë Bludaj. Ai ka mohuar përfshirjen e të vëllait Çesk Bludaj në ngjarje, duke deklaruar se ai nuk ka qënë aty. Fshehja e tij ka ardhur nga frika e hakmarrjes. Sipas verifikimeve në vendngjarje nga policia, vrasja ka ndodhur 50 metra larg një parcele me kanabis, për të cilën policia nuk ka dhënë asnjë informacion. Vetë Bludaj ka deklaruar se nuk ka patur dijeni për atë parcelë. Po ashtu sipas burimeve dyshimet për vrasjen e Gjokë Arrës nga Luigj Bludaj kanë të bëjnë me padi të ndërsjellta qe ato kane bere ne polici për parcelat me kanabis, megjithese keto detaje nuk janë bërë publike nga komisariati Shkodres. Gjatë seancës gjyqësore të kryesuar nga gjyqtarja Luveda Dardha, prokuroria e përfaqësuar nga Astrit Balili kërkoi vlerësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë atë të “arrestit me burg”, ndërsa mbrojtja dhe i dyshuari kërkuan vlerësimin e arrestit e lënë në çmim të gjykatës përsa i përket masës së sigurimit, atë të arrestit në shtëpi me mbikçyrje elektronike. Pasi dëgjoi palët në vlerësim edhe të provave të paraqitura gjykata vendosi lënien në burg të të riut.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,430FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts