Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikëRama: LSI shkon e sigurte drejt 2017-es

Rama: LSI shkon e sigurte drejt 2017-es

-

Nëntori është muaji më i rëndësishëm i këtij viti për lëvizjen socialiste për Integrim, pasi do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force politike. Përgatitjet kanë nisur dhe në Shkoder për të parë nga afër ecurinë e këtij proçesi ishte sekretari Luan Rama. I shoqëruar nga deputeti Agron Çela dhe prefekti Paulin Radovani ai bashkëbisedoi me strukturat drejtuese rreth punës që po bëhet me shpërndarjen e kartave të reja të anëtarësisë, si dhe mënyrën se si do të jetë i ndarë proçesi i votimit.

Mbyllja e zgjedhjeve për kryetar do të hapë një fazë të re pune në LSI-së, pasi e gjitha partia do të ristrukturohet.

E në këtë pikë Luan Rama është i qartë kur thekson se LSI mbetet një parti e hapur, ku ka vend për të gjithë, edhe ata që në të shkuarën mund të kenë patur ndonjë hatërmbetje.

Gjithçka vjen në funksion të përgatitjes për 2017-es, pasi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të këtij viti janë më të rëndësishmet në historinë e vendit pas atyre të 1991 tha Rama.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts