Nen masa te rrepta sigurie yjet e kombetares spanjolle kane mberritur ne mjediset e Grand Hotel Europa ne qytetin e Shkodres
Ka qene ora 22.20 minuta kur autobusi me lojtaret dhe stafin teknik mberriti ne hyrje te hotelit, mes duartrokitjeve dhe brohorimave te qytetareve
Mundesia per te pershendetur nga afer idhujt iberik, beri qe dhjetra e dhjetra tifoze te sfidojne reshjet e dendura te shiut.
Yje si Ramos, Iniesta e Pique u akomoduan ne Grand Hotel Europa, aty ku do te qendrojne deri te dielen. Perzgjedhja e ketij hoteli e ka kthyer ne qender te vemendjes edhe te mediave europiane, pasi fillimisht u akomoduan aty Maqedonia e me pas Kroacia dhe se fundmi ish kampionet e europes dhe botes, Spanja.