Pavaresisht reshjeve te shiut, tifozet e kombetares Shqiptare kane mbushur qytetin e Shkodres qe prej mbremjes se diten se hene. Me flamuj ne duar dhe bluzen kuqezi te veshur, ata po festojne neper rruget e qytetit e kryesisht ne pedonale. Perballja me Spanjen eshte e veshtire por serish besojne tek nje rezultat pozitiv.
Shume prej tyre ndodhen ne qytetin e Shkodres qe prej dites se Merkure ku ndoqen nga afer edhe ndeshjen mes Kosoves dhe Kroacise. Me nje llogaritje te thjeshte, 32 mije tifoze mbushen qytetin per 3 dite ndersa bashkia Shkoder nuk organizoi asgje, madje edhe vendet e parkingut ua percaktoi disa kilometer larg stadiumit, ne disa zona qe jane te veshtira per tu njohur edhe nga vete qytetaret e saj.