Saturday, December 14, 2024
HomePolitikëUlqin, Mbyllet Fushata Elektorale

Ulqin, Mbyllet Fushata Elektorale

-

Koalicioni Shqiptar “ Me një qellim” ne trevat Shqiptare përtej kufirit, Mali i Zi, zhvilloi ne Ulqin mitingun përmbyllës te fushatës elektorale, për votimet parlamentare te 16 tetorit. Ne përbërje te këtij koalicioni janë 3 parti Iniciativa qytetare, Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike”. Listën e kandidaturave te këtij koalicioni për deputet e kryeson Gëzim Hajdinaga, njeri nderi intelektualet shqiptare me te Njohur ne Malin e Zi, ish ministër i pakicave dhe ish – kryetar i komunës se Ulqinit. Elektoratit shqiptar ju përsërit edhe njëherë thirrja qe te dielën me 16 tetor te votojnë për numrin 3, si garancia e mbrojtjes se te drejtave te tyre:

Pasi ka shprehur mbështetjen ne emër te Lidhjes Demokratike, kryetari i saj, Mehmet Bardhi, e ka marre fjalën Gëzim Hajdinaga. Ai theksoi se shqiptaret ne Malin e Zi me 16 tetor duke votuar për numrin 3, votojnë për tu ndare nga ata qe e kane neperkembur dinjitetin e tyre:

Mitingu i koalicionit “Me një Qellim” ne Ulqin u shoqërua edhe me këngë e valle, duke i dhënë kështu ngjyrat e një spektakli artistik me fryme kombëtare shqiptare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts