Vllaznia duhet te lere pas problemet dhe ti rikthehet rezultateve pozitive. Keshtu pretendon drejtori I ri sportiv Eugent Zeka. Ne prag te ndeshjes me Teuten, ishte ai qe komentoi situaten ne klub dhe kete moment te keq e quan vetem nje mos angazhim dhe mos perqendrim te skuadres.
Vendimin e tifozave per protesta, Zeka e respekton pasi duhet tia shperblejne atyre me loje te bukur dhe fitore
Kthimin e tij tek Vllaznia e konsideron nje enderr te bere realitet ndersa premton se shume shpejt ky klub do te fitoje nje titull
Teuten e konsideron ekip te veshtire por sipas tij shkodranet jane te niveli me te larte dhe shpreson ne fitore.
Eugent Zeka vjen pas nje eksperience shume te mire ne kampionatin Italian ku ka qene ne poste te ndryshme nga drejtor sportive e deri tek menaxher apo zbulues talentesh. Nderkohe sfida me Teuten do te luhet diten e diele ne oren 13:00 dhe hyrja do te jete e lire