Monday, December 5, 2022
HomeSportVllaznia “stervitje” me Flamurtarin

Vllaznia “stervitje” me Flamurtarin

-

Nje ndeshje stervitore ka rezultuar perballja me Flamurtarin per ekipin e Vllaznise ne basketboll per meshkuj. Ne javen e dyte te kampionatit, kalendari kishte rezervuar nje perballje me vlonjatet qe jane pergjithesisht nje ekip I ri. Fitorja per djemt e Bledar Gjecaj ishte e padiskutueshme e madje spektakolare kur ne fund triumfuan me nje diference prej 62 pikesh. Qe ne nisje te lojes, Vllaznia shkeputet ndjeshem teksa fiton perioden e pare me rezultatin 26-10. Po te njejtin ritem mban ekipi kuqeblu ne dyten me nje diference prej 14 pikesh. Ne vazhdim trajneri Gjecaj aktivizon te gjithe lojtaret e rinj duke lene pushim ata te formacionit kryesor. Keta te fundit dhurojne edhe me shume spektakel duke shkaterruar ekipin vlonjat ne pjesen e dyte te lojes e duke fituar ne total me rezultatin 106 me 44. Nje fitore e lehte per Vllaznine qe vlen me shume ne aspektin moral pasi shkodranet nje jave me pare u munden nga Tirana.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts