Sport klub Vllaznia ka nderuar ish ciklistin Aleksander Lazri I cili u nda nga jeta aksidentalisht pak muaj me pare. Ne ceremonine e zhvilluar ne pallatin e sportit moren pjese presidenti I federates se ciklizmit Skender Anxhaku, drejtues te sportit nga Tirana, miq e familjare te tij.
Me pas, djalit te tij, iu dorezua “Certifikata e mirenjohjes”
Aleksander Lazri prej vitesh jetonte ne Itali por kjo nuk e pengoi per ti qendruar afer klubit ku u rrit si sportist. Ai ishte perhere prane vllaznise duke kontribuar financiarisht per ciklizmin.