Wednesday, November 30, 2022
HomeSportVllaznia si Skenderbeu…per buxhetin

Vllaznia si Skenderbeu…per buxhetin

-

Parate e bejne dhe nuk e bejne futbollin por prej 6 vitesh, Skenderbeu I Korces shpallet kampion shqiperie duke u kthyer ne shembullin me te mire te menaxhimit dhe organizimit te nje klubi. Pavaresisht se cdo vit merr pjese ne kupat e europes buxheti I tyre sezonal varion tek 1.4 milion euro, qe po ti llogarisim ne lek I bie diku tek 1.9 miliard leke ne sezon. Pra korcaret, 6 here radhazi kampion shqiperie kane vetem 700 milion leke me shume se Vllaznia qe rrezikon te bjere nga kategoria. Eshte e cuditshme por e vertete. Keshilli I bashkise Shkoder ne mbledhjen e fundit miratoi buxhetin shtese prej 120 milion lekeve per kuqeblute qe po ti llogarisim edhe pjesen tjeter qe do te votohet muajin e radhes arrin ne 1.2 miliard. Kjo solli edhe reagimin e keshilltareve ku disa prej tyre akuzuan per abuzime me taksat e qytetareve shkodrane ndersa te tjere kerkuan privatzimin e klubit.

Nje dite me pas per kete ceshtje ka reaguar edhe keshilltarja e partise socialiste Senida Mesi e cila permes nje deklarate te shperndare per mediat hedh akuza per abuzime. Ajo zbulon edhe nje tjeter detaj ku bashkia nuk ka bere dorezimin e pasqyrave financiare per klubin per vitet 2014 dhe 2015 prane zyrave te QKR-se dhe per kete do te gjobitet. Mesi akuzon se ndermarrja e ujesjelles kanalizime dhe klubi Vllaznia janë kthyer në shoqëri punësimi militantësh të PD-se qe nuk bejne asgje tjeter vecse zhvasin sa mundin çdo lek apo financim. Me nje llogaritje te thjesht. Pra klubi I futbollit Vllaznia ka 1.2 miliard leke ne dispozicion per te luftuar per te mos rene nga kategoria ndersa skuadrat e tjera me aq fonde kerkojne kupat e europes e madje edhe trofeun e superliges.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,590FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts