Saturday, April 20, 2024
HomeSportVllaznia mund Juban Danjen

Vllaznia mund Juban Danjen

-

Me një fitore të pastër e të thellë, doli nga ndeshja e kësaj fundjave ekipi i vajzave të Vllaznisë përballë rivaleve të Juban Danjës. 7 herë shënuan kuqeblutë në këtë takim të luajtur në “Reshit Rusi”, por përtej fitores, loja e vajzave nuk e ka bindur trajnerin shkodran Nikolin Lekaj. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin 2-0, me dy gola të shënuar nga sulmuesja Muja. Në pjesën e dytë ndërkohë janë shënuar edhe pesë gola të tjerë, që kanë patur për autore, mbrojtësen Gjini në tre raste, ndërsa dy të tjerët janë shënuar nga Doçi dhe Muja. Për presidentin e Juban Danja, Ferdinand Jaku rezultati mund të kishte qënë tjetër, megjithatë ai thekson se ka patur ndryshime në mënyrën e paraqitjes së ekipit, pasi po aktivizohen vajzat e reja.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts