Friday, April 19, 2024
HomeKulturë“Java e pavaresise” ne Shkoder

“Java e pavaresise” ne Shkoder

-

Ka nisur në qytetin e Shkodres, java e pavarësisë kushtuar festave të nëntorit. Aktivitetet e programuara u çelen me ekspozitën “Rilindasit në botime” dhe fjalën artistike. Me datë 24 nëntor në vendin e dëshmisë dhe kujtesës do të hapet ekspozita “Shkodra gjatë diktaturës, personazhe dhe fakte”, me 25 nëntor ekspozita fotografike “Shkodra gjatë luftës së parë botërore”, me 26 nëntor salloni i vjeshtës, ndërsa me 27 nëntor mbahet kampionati i lojrave me dorë dhe promovimi i revistës artistiko – kulturore “Gegenia”. Ndërsa me 28 nëntor që në mëngjes festa nis me ngritjen e flamurit, e më pas pasohet me aktivitetet e tjera.

Edhe këtë vit bashkia Shkoder ka vendosur të mbyllë të gjitha festimet në 28 Nëntor, duke vijuar të mos e njohë 29 nëntorin, edhe pse kur vjen fjala për ditë pushimi e vendosur nga qeveria, i bashkohet kësaj date.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts