Friday, April 26, 2024
HomeKronikaShpallet ne kerkim 36 vjeçari

Shpallet ne kerkim 36 vjeçari

-

Një 36 vjeçar me inicialet K.F nga Malësia e Madhe u shpall në kërkim nga policia, si i dyshuar për kontrabandë duhani. Si provë materiale uniformat blu sekuestruan 210 kilogram duhan të grirë, i cili ishte destinuar për tregtim drejt shtetit fqinj të Malit të Zi. Kanë qënë hetimet e drejtorisë vendore të policisë, sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar te cilat në vijim të punës së tyre për goditjen e kontrabandës se duhanit të grirë dhe prodhimit të kundraligjshëm të produkteve industriale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arritën të zbulojnë rastin në fjalë. Kontrolli u ushtrua në vendin e quajtur “Grabom” njësia adminiatrative Kelmend, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, ku u gjet i braktisur mjeti tip “Benz” i shtetasit K.F., me targë SH 0306 E, në të cilin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 15 qese plasmasi me peshën prej 210 kg. duhan i grirë, të cilin dyshohet se do ta tregëtonte drejt Malit të Zi. Nga ana e policisë pika e kalimit kufitar të Grabomit ka qënë nën vëzhgim për shkak se kufiri i gjelbërt në vazhdimësi është i lakmuar si për kalimin e lëndëve narkotike, ashtu edhe të mallrave kontrabandë që i shmangen akciës. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Prodhimit të kundraligjshëm të artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts