Wednesday, August 10, 2022
HomeKronikaQellohet me 4 plumba 25 vjecari

Qellohet me 4 plumba 25 vjecari

-

Nje 25 vjeçar mbeti i plagosur me arme zjarri mbremjen e se martes ne lagjen “Ahmet Haxhija” ne Shkoder. Elfat Saliu ka qene duke hyre brenda baneses se tij ne zonen e udhakryqit, kur u qellua me 4 plumba nga persona ende te paidentifikuar. Njeri prej plumbave e preku te riun ne kembe duke e lene te plagosur. Kane qene fqinjet qe kane degjuar te shtenat dhe pare Saliun te shtrire pertoke, te cilet njoftuan policine. 25 vjeçari u dergua ne spitalij rajonal dhe pas nderhyrjes se bluzave te bardha ndodhet jashte rrezikut per jeten. Grupi hetimor sekuestroi ne cilesine e proves materiale, 4 gezhoja arme zjarri tip pistolete. Nga ana e policise jane ngritur pika kontrolli si dhe po behet krehja e zones me qellim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve te dyshuar dhe vendosjen para pergjegjesise penale. Per identifikimin e autoreve pritet te ndihmoje edhe deshmia  e vete te plagosurit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,433FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts