Policia e Shtetit ka ndërmarrë gjatë mesitës së sotme një operacion blic të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.
Mësohet se operacioni ka nisur në orën 12:00 dhe zgjat deri në orën 13:30 minuta.
Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit, FNSH e Shqiponjat.
Ne kete operacion blic jane angazhuar rreth 1200 punonjës policie në total në 205 pika kontrolli në gjithë vendin.
Policia thotë se “aksioni synon goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit”.
QARKU SHKODËR:
80 punonjës policie në 18 pika kontrolli në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë, Koplik dhe Vaun e Dejës
QARKU LEZHË:
100 punonjës policie në 10 pika kontrolli në Lezhë, Rrëshen, Laç, Shëngjin dhe Milot