Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëZgjedhjet e gruas ne PS Shkoder te manipuluara

Zgjedhjet e gruas ne PS Shkoder te manipuluara

-

Zgjedhjet për forumin e gruas në partinë socialiste kanë qënë një dështim i plotë, që erdhen në një proçes të manipuluar dhe qesharak. Gratë dhe vajzat Shkodrane ashtu siç edhe u shpreh në mbledhjen me dyer të mbyllura me koordinatorin Ditmir Bushati, nuk kanë vonuar të shfaqin qëndrimin e tyre kundër dy kandidaturave të sjella nga qendra, pasi nga 780 anetare të shtunën votuan vetëm 144, pra duke mos plotësuar as 50 +1 % siç e kërkon rregullorja. Ndonëse komisioni deklaroi se pjesmarrja është mbi 50% në prononcimin që dha në orët e drekës së të shtunës, kutitë me rezultatin që mbanin dëshmuan të kundërtën. Fituese e kësaj gare qesharake u bë Julia Dekovi e cila mori vetëm 70 vota ose e thene ndryshe me pak se 10 % e anetaresise se grave. Ky proces ishte i paligjshem sepse në listen e grave për delegate ishin dhe 2 anetaret e komisionit, perfshirë vete kryetaren duke përbërë rastin unikal qe komisioneret të menaxhojne votat duke qene edhe të zgjedhura. Por nuk u mbyll gjithçka këtu, pasi në orët e mbrëmjes kur u raportua pjesmarrja dhe dolën të tilla shifra u nxitua që rezultati të ishte fiktiv. E në fakt ashtu ndodhi pasi në procesverbalin perfundimtar që ka edhe firmën e anetareve të komisionit, thuhet se: 224 vota ka marrë Julia Dekovi kundrejt 183 per Dona Ndojen, që e përkthyer në pjesmarrje i bie të kenë votuar 407 anetare. Partia socialiste ka shpejtuar të mbyllë gjithçka me qëllim që të mos ketë ripërsëritje votimi, që në shifrat reale të pjesmarrjes ai rezulton nul. Nga ana tjetër asnjë përfaqësues i selise rozë nuk pranon të komentojë, ndërsa burime të sigurta bëjnë me dije se ajo cfarë ka ndodhur nuk ka qënë asgjë më shume sesa sinjali i parë i bojkotit që bënë vajzat e forumit rinor dhe një pjesë e madhe e grave të partisë socialiste në këtë votim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts